EMRI/ Aksident tragjik në Minierën e Katjelit, humb jetën 58-vjeçari, kryetar i sindikatës së minatorëve

Një aksident tragjik ka ndodhur në Minierën e Katjelit.

Nga burime për GAZETA IMPAKT, mësohet se ka humbur jetën minatori Sajmir Bego, 58-vjeç, ndërsa administratori i minierës së kromit është Gëzim Balla.

Sipas informacionit nga terreni, viktima është kryetar i sindikatës së minatorëve.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne