EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarive kriminale, Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Four”, i cili çoi në zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura brenda një nate në qytet. Operacioni rezultoi me arrestimin e një 28-vjeçari me precedent të mëparshëm penal, i dyshuar për grabitjen e katër subjekteve tregtare më 19 maj 2025.

Falë një pune të përkushtuar hetimore dhe analizës së pamjeve filmike, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal dhe të sigurohej ndalimi i autorit të dyshuar. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen 4 vjedhje në subjekte tregtare të kryera brenda një nate në Fier. Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

28-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjes si edhe i dënuar më parë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet e tyre tregtare gjatë natës së datës 19.05.2025, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i anjë pune profesionale hetimore të kryer, pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ysen Driza, 28 vjeç, banues në Radostinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 19.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./gazetaaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne