EMRI/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Florjan Faslia, u kap në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit me vete iu gjet erdhe arma e zjarri.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në bulevardin “Zhan d’Ark”, si rezultat i punës bazuar në inteligjencën policore, 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Florjan Faslia, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./syriti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne