Endrra kanadeze? A ekziston ne te vertete?

xhamia shqiptare ne Toronto

Ne biseden me poshte Olsi dhe Petro bisedojne nga North Yorku i Torontos ne Kanada mbi realitetet e emigracionit kanadez. Diskutohet natyra e kapitalizmit kanadez, veshtiresite e jetes, punet e renda, cmimet e jetes; strategjite e emigrimit; krizat sociale, boshlleku shpirteror dhe natyra e eger e kapitalizmit te Amerikes se Veriut. Analizohen efektet e egersise kapitaliste ndaj artit, fese dhe njeriut, dhe tregohet pse emigracioni ne kanadez eshte i demshem per njerezit qe vijne nga shoqerite tradicionale dhe me kulture.
Flitet per konceptin e “How much-it” kanadez apo konceptin “Se sa kushton” cdo gje. Ky koncept i kthen njerezit ne vlere dollaresh dhe i zhvesh ata nga vlerat e tyre njerezore. Njeriu ne Kanada matet me dollare dhe jo me vlerat e tij njerezore, intelektuale dhe shpirterore.
Tregohet sesa jane rrogat, qerate, taksat, siguracioni i makines, biletat e autobusit, kostoja e telefonit, cmimet e ushqimeve dhe sesi punetoria kanadeze jeton ne varferi te vazhdueshme dhe akute. Flitet per transportin publik, tmerrin e levizjes me autobus, i ftohti i tmerrshem gjate dimrit dhe mundime te tjera me te cilat perballen punetoret. Tregohet sesi edukimi juaj ne Evrope, ne Kanada nuk vlen dhe sesi ju duhet te rishkolloheni perseri dhe pse Kanadaja eshte vend i tmerrshem per intelektualet. Permenden statistikat e qeverise kanadeze ku 1 ne 4 kanadeze jeton ne varferi akute dhe sa eshte niveli i te ardhurave qe te bejne te varfer ne Kanada. Tregohet pse xhamite dhe kishat jane bosh, pse jeta kulturore dhe shpirterore eshte e varfer; pse mungojne muzeumet dhe ekspozitat (pervec atyre pak qe jane dhe jane shume te shtrenjta); pse klima e bute e Ballkanit krijon filozofe ndersa klima e eger e Kanadese nuk te lejon te filozofosh; pse Kanadaja ka legalizuar drogen dhe cili eshte qellimi pas saj; pse prane xhamise shqiptare ne Toronto ekziston nje dyqan kanabisi; pse Bramptoni i Torontos i ngjan Utar Pradeshit te Indise ndersa Kuala Lumpuri i Malajzise duket me britanik sesa Bramptoni; dhe cila do jete e ardhmja kulturore e Kanadase.

Diskutimi me siper, mundohet te hedhi pak drite mbi te ashtequajturen enderr ne kanadeze, qe ne fakt per shume njerez eshte nje zhgjenderr e mundimshme.

Ne foto mbulesen e kesaj videoje eshte xhamia shqiptare e Torontos, ngjitur me te cilen eshte nje dyqan qe shet kanabis. Fotoja ilustron krizen shpirterore te Kanadase, ku droga shitet zyrtarisht ne dere te xhamise.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne