Bota

Erdoan zhvillon një bisedë telefonike me Putin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, në bisedën telefonike, krahas marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Rusi, u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me çështjen e Sirisë.

Dy liderët qëndruan mbi çështjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë me në krye projektet e Centralit të Fuqisë Bërthamore në Akkuju (Akkuyu) dhe Rrjedhën Turke dhe arritën në konsensus për sa i përket çështjes se duhen hedhur hapa për të përforcuar edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe tregtare turko-ruse.

Në bisedë u trajtua edhe mbledhja e Astanas që planifikohet të zhvillohet në fund të muajit nëntor.

Dy liderët vlerësuan gjendjen në Idlib, në kuadër të vënies në zbatim të zonës jokonfliktuale në Siri dhe theksuan rëndësinë për të vazhduar të qëndrojnë në kontakt të afërt dhe në veprim të njëkohshëm në lidhje me këtë çështje.

Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike, uroi Presidentin Erdoan dhe popullin turk me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës së Turqisë./ trt

OPINIONE