Erdogan: Askush s’mund t’i kërkojë Turqisë të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400

Në Moskë, ku shkoi në mesditë, Erdogani dhe homologu Vladimir Putin drejtuan së bashku Takimin 8. të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Rusi.

Dy liderët dolën më pas përpara kamerave në një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Bëmë të qartë se nuk do të tolerojmë në veri të Sirisë një strukturë që do të përbënte kërcënim për sigurinë e vendit tonë dhe për tërësinë territoriale të Sirisë”, u shpreh kreu i shtetit turk.

“Në bazë të mirëkuptimit të përbashkët me Rusinë, ne jemi të vendosur të çrrënjosim terrorizmin nga Siria”, shtoi ai.

Erdogani theksoi gjithashtu se palës ruse i komunikuan edhe vendosmërinë për të mundësuar funksionimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë sa më parë të jetë e mundur.

“Biseduam në lidhje me Sirinë dhe çështjet rajonale. Vlerësuam vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga Siria. Folëm për zhvillimet në terren, sidomos për ato në Idlib. U këshilluam për hapat që mund të bëjmë së bashku gjatë periudhës në vijim”, sqaroi presidenti turk.

Duke tërhequr vëmendjen se Rusia zë vendin e tretë në mesin e partnerëve tregtarë të Turqisë, Erdogani tha se bashkëpunimi turko-rus në fushën e energjisë është një prej shtyllave të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

I pyetur rreth kritikave të lëshuara nga administrata e Uashingtonit për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia, Presidenti Erdogan u përgjigj me këto fjalë: “Vallë a i shqetëson palët e treta? Ne jemi një vend, sovraniteti i të cilit i përket popullit pa kushte. Ne s’lejojmë askënd që vendosë mbi të drejtat tona sovrane. Pasi atëherë nuk mund të bëhemi komb, shtet. Sa i përket raketave S-400, ne kemi hartuar udhërrëfyesin dhe kemi bërë hapat e nevojshme. Çdo gjë ka marrë fund, por tashmë ata që ngrihen e na këshillojnë që të heqim dorë nga kjo, do të thotë se nuk na paskan njohur. Nëse ne kemi bërë një marrëveshje për këtë çështje, atëherë kjo punë ka marrë fund. Sipas kësaj do të ndjekim rrugën tonë. Kjo është e drejta jonë sovrane. Aslush nuk mund të na kërkojë neve që të heqim dorë nga e drejta jonë.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne