Erdogan: Ata që në histori kanë shfrytëzim e gjenocid, s’kanë të drejtë t’i japin leksione Turqisë

Ky vlerësim i Erdoganit erdhi gjatë një fjalimi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai reagoi ndaj rezolutave që Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar për shkak të pretendimeve të pabaza armene dhe operacionit “Burimi i Paqes” kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë.

“Ky vendim nuk ka asnjë vlerë për ne. Ne i refuzojmë kësisoj nismash”, tha Presidenti Erdogan.

Pasi vuri në pah se rezolutat bazohen në pretendimet e organizatës terroriste gyleniste (FETO), e cila orkestroi tentativën puçiste të 15 Korrikut 2016, kreu i shtetit turk drejtoi pyetjen: “A ka rënë SHBA-ja aq poshtë sa të ketë detyrime ndaj FETO-s?”

“Ky vendim, sikurse dhe hapat e ngjashme që janë bërë më herët në parlamentet e vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë vlerë. Ne urojmë që të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët votuan kundër vendit tonë, të shohin realitetin një orë e më parë. I refuzojmë të gjitha nismat e këtilla, të cilat marrin vendime të njëanshme për një ngjarje që ka ndodhur më shumë se një shekull më parë”, u shpreh Erdogani.

“Një vend që historinë e ka plot me njolla gjenocidi, skllavërie dhe shfrytëzimi, nuk mund të ketë të drejtë as për t’i thënë ndonjë fjalë, as për t’i dhënë leksione Turqisë. Jam i bindur që Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do t’i japë përgjigjen e merituar urgjentisht”, përfundoi kreu i shtetit turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne