Rusia fton Shqipërinë e Maqedoninë: Bëhuni pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik

Pas vendimit të BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rusia ka ftuar këto shtete të nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), të udhëhequr po nga Rusia.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov deklaroi nga Forumi Ekonomik EuroAziatik, në Verona të Italisë:

“Unë jam i bindur që ato vende, kërkesat e të cilave për anëtarësim në BE janë mohuar nga Brukseli, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.”

Dy ditë më parë, më 28 tetor, kryeministrja serbe Ana Brnabić nënshkroi marrëveshjen për tregtinë e lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Serbia e mori ftesën nga Rusia zyrtarisht më 19 tetor dhe e nënshkroi atë 9 ditë më vonë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të lehtësojë tregtinë e produkteve serbe me vendet si Bjellorusia dhe republikat e Azisë Qendrore. Serbia përfiton dhe nga fakti se BE-ja nuk është lejohet të shesë produktet e saj bujqësore dhe ushqimore në Rusi, si pasojë e sanksioneve reciproke midis BE-së dhe Rusisë gjatë pesë viteve të fundit.

Bashkimi Ekonomik Euraziatik është bashkimi ekonomik i shteteve të vendosura në Azinë Qendrore e Veriore dhe Evropën Lindore. Traktati për EAEU u nënshkrua në 29 maj 2014 nga drejtuesit e Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, dhe hyri në fuqi më 1 Janar 2015. Më vonë EAEU-së iu bashkuan Armenia dhe Kirgistani.

EAEU ka një treg të përbashkët prej 183 milionë banorësh dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto arrin në 4 trilionë dollarë./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne