Akar: Me rusët kemi arritur në një konsensus të gjerë për Sirinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se kanë përfunduar bisedimet ushtarake ndër delegacioneve me Rusinë dhe është siguruar konsensus në masë të madhe.

Në deklaratën e tij Akar u shpreh se punimet për pastrimin e veriut të Sirisë nga terrori së bashku me Rusinë vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe mirëkuptimi reciprok.

Ministri Akar reagoi edhe ndaj miratimit të rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngjarjet e vitit 1915 dhe në lidhje me projektligjin që parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë për operacionin “Burimi i Paqes”, të cilën Turqia e vazhdon në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

“Kjo bie jashtëzakonisht ndesh me frymën e aleancës, punimet tona në aleancë, operacionet që zhvillojmë bashkë dhe stërvitjet tona (ushtarake). Jam i mendimit se amerikanët, të cilët janë të lirë dhe mendojnë në mënyrë të pavarur do ta kthejnë Kongresin nga ky vendim dhe do të pengojnë që të hyjë në një rrugë të gabuar”, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne