Erdogan dënon tentativën për grusht shteti në Venezuelë

“(Në Venezuelë) po përpiqen të emërojnë një guvernator kolonie postmoderne”, ka reaguar në Twitter Presidenti Erdoan në lidhje me tentativën për grusht shteti në Venezuelë.

Tentativën për grusht shteti në Venezuelë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e vlerësoi me një postim në median sociale Twitter.

“(Në Venezuelë) po përpiqen të emërojnë një guvernator kolonie postmoderne”, thotë Erdoan, ndërsa shton se sovran në këtë vend është populli.

“Duhet ditur se parësore në demokraci është kutia e votimit dhe mënyra se si do të qeveriset vendi do të përcaktohet me zgjedhje”, nënvizon kreu i shtetit turk.

“Si një vend që kemi luftuar kundër puçeve ne e dënojmë tentativën për grusht shteti në Venezuelë”, thekson Erdoan në mesazhin e tij në Twitter.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne