Erdogan dhe Çavusoglu urojnë Mitsotakisin për fitore në zgjedhje në Greqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e uroi Kriakos Mitsotakis për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i Greqisë.

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kriakos Mitsotakis.

Gjatë bisedës Erdogan e përgëzoi Mitsotakis-in për fitore në zgjedhje, ndërsa uroi që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të dobishme për marrëdhëniet Turqi-Greqi dhe për rajonin.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter e përgëzoi liderin e partisë së qendrës së djathtë “Demokracia e Re” (ND), Kriakos Mitsotakis për fitore në zgjedhje.

“E përgëzojë përzemërsisht Kriakos Mitsotakis, liderin e Partisë Demokracia e Re për suksesin e treguar në zgjedhjet e përgjithshme. Besojë që nën udhëheqjen e tij miqësia mes popullit turk dhe grek dhe marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më shumë”, shkroi ministri Çavusoglu në postimin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne