Erdogan dhe Meta zhvillojnë takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve në Stamboll

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u takua të premten në Stamboll me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Takimi kokë më kokë dhe ndërmjet delegacione u zhvillua në Rezidencën Presidenciale në Stamboll.

Presidenti Meta mori pjesë gjithashtu edhe në darkën e dhënë nga Presidenti turk në nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive si dhe të ftuarve të huaj, që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe Çamllëxha (Çamlıca) në Stamboll.

Xhamia dhe Kompleksi Çamllëxha është më e madhja në vend dhe ndodhet në një prej kodrave të Stambollit, nga ku vihet re edhe Ngushtica e Bosforit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne