Erdogan dhe Trump do të takohen në samitin G20

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë mbajti një telekonferencë në lidhje me programin e Donald Trump në Japoni.

Në kuadër të programit të vizitës në Japoni, Trump do të realizojë takime me udhëheqësit e 8 vendeve, tha zyrtari i lartë duke shtuar se Trump dhe Erdoan do të takohen në Osaka.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se takimet e tjera Trump do ti mbajë me presidentin kinez Shi Xhinping, presidentin rus Vladimir Putin, princin e kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman, kryeministrin japonez Shinzo Abe, kryeministrin indian Narendra Modi, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin Australian Scott Morrison.

Pritet që në takimin midis Erdoan dhe Trump të trajtohen gjerësisht çështjet kryesore në marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht çështja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Samiti i G-20 do të mbahet në Osaka të Japonisë më 28-29 qershor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne