Erdogan dhe Vuçiq diskutuan për paqen dhe stabilitetin e rajonit ne Budapest

Presidenti i Turqise Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq u takuan të dielën në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë.

Pas takimit, Vuçiq në rrjetet sociale shkroi se është shumë e rëndësishme që Serbia të mbajë marrëdhëniet sa më të mira me Turqine.

| “Gjithmonë një bisedë e rëndësishme dhe e hapur me Recep Tayyip Erdogan për çështjet aktuale dypalëshe dhe rajonale.

Është e rëndësishme që ne të ruajmë marrëdhëniet sa më të mira me Turqine dhe ky takim ishte një hap tjetër në drejtim të forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk. Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqise, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Vuçiç bisedoi me Erdoğanin në margjinat e festimit të Ditës Kombëtare të Hungarisë.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqise dhe Serbisë po përparojnë në një drejtim pozitiv dhe marrëdhëniet ekonomike po zhvillohen me një vrull të fortë. Këshilli për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqise dhe Serbisë është themeluar në vitin 2017/trtbalkan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne