Kusht për fqinjësi të mirë është njohja reciproke shprehet Kurti ne Greqi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte të hënën pjesë e darkës me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Aty u diskutua rreth luftes ndermhet Rusise dhe Ukraines. Bëhet e ditur se në këtë darkë që korrespondon edhe me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut nga ku ishte bërë e qartë perspektiva për anëtarësim të plotë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u ritheksua mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në BE dhe rruga përpara.

Gjithashtu, u diskutua edhe për çështjet rajonale. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi se “të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet t’i përmbahen dhe ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. E kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto. Minoritete do të ketë çdoherë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare./trtbalkan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne