Bota

Erdogan i premton mbështetje Iranit kundër sanksioneve amerikane

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i premtoi të enjten mbështetjen e tij Iranit kundër sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

“Turqia nuk i miraton sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, pasi ato e çojnë rajonin në destabilizim”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij iranian Hassan Rouhani.

“Turqia dhe Irani kanë hapa shumë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe për dhënien fund të konflikteve,” shtoi ai.

Erdogan tha se Turqia nuk lejon askënd si dhe asnjë subjekt që kërkon të dëmtojë sigurinë e vendit dhe të rajonit, duke shtuar se nuk do t’i lejojë ata as në të ardhmen.

Ankaraja dhe Teherani kanë një vullnet të fortë për të rritur bashkëpunimin në këtë drejtim, theksoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në solidaritet vëllazëror me Iranin në një kohë kur presionet mbi Iranin rriten, gjë që ne e shohim të padrejtë,” shtoi Erdoğan.

Në gusht, Shtetet e Bashkuara ri-imponuan një raund të parë sanksionesh që synonin kryesisht sektorin bankar të Iranit.

Faza e dytë e sanksioneve – që synon sektorin energjitik të Iranit – hyri në fuqi më 5 nëntor, megjithëse Uashingtoni ka dhënë një afat 180 ditor për tetë blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane, duke përfshirë edhe Turqinë./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE