Erdogan kërcënon me sulm ushtarak Afrinin e Sirisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se operacioni ushtarak i Turqisë në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, do të shkatërrojë militantët kurdë në rajonin kufitar Afrin.

“Nëse terroristët në Afrin nuk dorëzohen, ne do t’i zhdukim ata,” deklaroi të shtunën Erdogan duke iu drejtuar një kongresi të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet në qytetin lindor Elazig. Erdogan tha gjithashtu se Turqia mund të dëbojë forcat e Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga SHBA nga rajoni Manbixh, që shtrihet në perëndim të Eufratit, ndërsa Ankaraja ka kërkuar prej kohësh që militantët kurdë të kthehen në lindje të lumit. Presidenti turk kritikoi më tej Shtetet e Bashkuara për armatosjen e militantëve të YPG dhe militantëve arabë nga të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF). “Shtetet e Bashkuara dërguan 4 900 kamionë me armë në Siri, ne e dimë këtë. Kjo nuk është ajo që bëjnë aleatët”, tha Erdogan. “Ne e dimë se ata dërguan 2 mijë aeroplanë të mbushur me armë”. “Në Manbixh, nëse amerikanët thyejnë premtimet, ne do ta marrim çështjen në duart tona derisa të mos ketë asnjë terrorist të mbetur. Ata do të shohin se çfarë do të bëjmë në rreth një javë “, tha Erdogan.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne