Në të ardhmen e afërt do të ketë zhvillime befasuese ushtarake në Jemen

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase deklaroi se rregullat e luftës me agresorët e Arabisë Saudite do të ndryshojnë në të ardhmen e afërt pas mbërritjes së sistemit të mbrojtjes ajrore në sheshin e luftës.

Agjencia e lajmeve Sputnik, raportoi se zëdhënësi i ushtrisë jemenase Sharaf Logman tha se ushtria e vendit sot ka mjete mbrojtëse që mund të krijojnë një ekuilibër të përsosur midis mbrojtjes detare dhe ajrore së bashku me forcat tokësore. Logman shtoi se zhvillimet e ardhshme do të ishin të njëjta me atë të ofensivës shkatërrimtare anti-saudite në rajonin e Naxhranit, si dhe rrëzimi i avionëve sauditë Tornado dhe F-15. Rrjeti televiziv al-Masirah i Jemenit raportoi se forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit, përdorën një sistem të ri për të interceptuar dhe qëlluar një avion luftarak saudit të tipit F-15 mbi kryeqytetin Sana’a në 8 janar. Një ditë më parë, më 7 Janar, forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit përdorën një bateri tjetër të të njëjtit sistem të mbrojtjes raketore për të rrëzuar një avion luftarak saudit të prodhimit britanik Tornado, ndërsa po fluturonte mbi rajonin Kitaf në provincën Sa’ade.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne