Erdogan kërkon nga Zaevi ndërtimin e bazës ushtarake turke në Maqedoni?

Lideri i partisë greke “Reka”, Stavros Teodorakis, në emisionin “Tani”, në greqisht “Skaj”, deklaroi se presidenti i Turqisë, Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, që Turqia të hapë bazë ushtarake, si kundër shërbim për mbështetjen dhe ndihmën që do t’ia jepte Maqedonisë, transmeton mediumi grek i djathtë “Elefterostipos”, njofton Portab.mk.

Edhe Greqia edhe Turqia janë anëtare në NATO, por vazhdimisht janë në përballje rreth kufirit detar në Egjej dhe për çështjen e Qipros.

“A do të lejojmë që të formohet bazë ushtarake turke në kufirin tonë verior dhe aq afër Selanikut?”, ka pyetur Teodorakis, partia e të cilit ka gjashtë deputetë në Parlament dhe dy në Europarlament.

Teodorakis këtë e ka thënë në kontekst të bisedimeve për emrin dhe si mbështetje të angazhimit se problemi duhet sa më shpejtë të zgjidhet.

Ai ka pasur takim me kryeministrin Aleksis Xipras, me të cilin ka biseduar për nevojën e formimit të Këshillit për Siguri Nacionale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne