Tronditëse/ Gjendet trupi i groposur i aktores shqiptare në Kaliforni, dyshimet kush e vrau

Vjen lajmi shokues për familjen e aktores shqiptare Adea Shabani, e zhdukur prej shkurtit pa asnjë gjurmë. Zyrtarët e policisë në Los Angelos thanë se besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët.

Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë. Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i fejuar me një grua tjetër, është i përfshirë në vdekjen e saj.

Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia. Policia tha se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani. Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, tha policia.

Aktorja Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në SHBA dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne