Erdogan: Kombëtarja e Shqipërisë nuk është një rival i zakonshëm

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan mbrëmë vizitoi në zhveshtore futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas ndeshjes me Islandën në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauzimi të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë (në grup)”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.

“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdogan.

Ndryshe, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Franca radhitet e para në Grupin H me 22 pikë, pasuar nga Turqia me 20 pikë, Islanda 16, Shqipëria 13, Andorra 4 dhe Moldavia me 3 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e fundit për kualifikimet në Euro 2020 do ta zhvillojë ndaj Francës në stadiumin kombëtar në Tiranë më 17 nëntor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne