Ushtria turke asgjëson një autobombë të YPG/PKK-së

Forcat e Armatosura Turke, në Tel-Abyad, që bën pjesë në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri, sekuestruan një autobombë të përgatitur nga organizata terroriste YPG/PKK.

“Në momentin e fundit u parandalua një sulm ndaj civilëve me autobombë nga ana e organizatës terroriste PKK/YPG. U sekuestrua autobomba e përgatitur për tu shpërthyer në Hamam Turkumam, në jug të Tel-Abyadit. Në mënyrë që civilët të mos ndikohen, autobomba u shpërthye në mënyrë të kontrolluar në një zonë të pabanuar”, shkruhet në postimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në median sociale Twitter.

Nga ana tjetër, në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) në Turqi u sekuestruan 5 tonë e 38 kilogramë drogë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne