Erdogan: Kush i prish qetësinë kombit tim, s’ka të drejtë të jetojë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ritheksoi të dielën vendosmërinë e vendit të tij në luftën kundër terrorizmit.

“Ata që i prishin qetësinë kombit tim, nuk kanë të drejtë për të jetuar në këtë vend”, deklaroi kreu i shtetit turk gjatë një fjalimi në kuadër të fushatës elektorale në rrethin Ordu.

Erdogani vuri në pah se ardhmëria e Turqisë, sikurse dhe e ardhmja e rajonit, varet nga zgjidhja e çështjes siriane.

“Ne po bëjmë çdo hap të mundshëm me mundin dhe përpjekjet tona. Asnjë vendim nuk mund të merret në këtë rajon pa u pyetur Turqia. Në rast se çështjen siriane s’arrijmë ta zgjidhim në mënyrë të atillë që të garantojmë sigurinë tonë kufitare, atëherë nuk do të kemi qetësi as ne dhe as Bashkimi Evropian. Ne pamë se zgjidhja është e mundur vetëm nëse ne garantojmë vetë sigurinë, qetësinë dhe rendin në zonat pranë kufijve tanë. Prandaj jemi të vendosur për spastruar lindjen e Eufratit nga terroristët”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne