Kina kritikon Kanadanë për ekstradimin e menaxheres së kompanisë “Huawei” në SHBA

“Burgimi arbitrar i Meng përbën një shkelje serioze të të drejtave ligjore dhe interesave të qytetarëve kinezë. Ky është një incident i rëndë politik”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang.

Ai përsëriti thirrjet e bëra ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u tërhequr nga urdhërarresti për Meng, e cila pritet të dalë të mërkurën para gjykatës.

SHBA-ja e akuzon Meng për mashtrim ndaj institucioneve financiare duke fshehur informacione në lidhje me transaksionet me Iranin.

Ka gjithashtu shumë akuza kundër “Huawei”, përfshi këtu vjedhjen e sekreteve tregtare nga “T-Mobile”, një konkurrent në fushën e telekomunikacionit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne