Erdogan: Largimi i Bashar Asad, parakusht për zgjidhjen e krizës në Siri

Presidenti i Turqisë gjatë një deklarate, pretendoi se parakusht për zgjidhjen e krizës së Sirisë, është largimi i Bashar Asad.

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, gjithashtu, ka shtuar se gjatë punimeve të takimit të grupit G-20 do të bisedojë me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, në lidhje me zonat për reduktimin e tensioneve në Siri. Erdogan në lidhje me organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, deklaroi: “Referendumi në rajonin e Kurdistanit të Irakut nuk është i drejtë dhe kurdët do të pendohen në rast se veprojnë një gjë të tillë”. Presidenti i Turqisë me këtë rast foli edhe në lidhje me krizën e Katarit dhe deklaroi se Ankaraja është e gatshme që në rast të kërkesës nga ana e Dohas, të mbyllë bazën ushtarake të saj në territorin e Katarit. Ai njëkohësisht me këtë, theksoi se lista e 13 kërkesave të vendeve sanksionuese të Katarit, është e padrejtë dhe e papranueshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne