Rajoni

Erdogan mbështet Katarin kundër kërkesave të vendeve të Gjirit

Presidenti i Turqisë, Erdoğan të dielën ka thënë se kërkesat e Arabisë Saudite dhe tre vendeve të tjera janë “sulm ndaj së drejtës së sovranitetit të Katarit”.

Të shtunën Katari ka pranuar një listë me afat 10 ditor për t’i përmbushur nga tre shtetet e Gjirit.

Kërkesat përfshijnë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera, uljen e marrëdhënieve me Iranin dhe ekstradimin e “terroristëve”.

Turqia ka  vlerësuar dhe mbështet  qëndrimin e Katarit ndaj kërkesës 13 pikeshe nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti.

“Këto kërkesa se janë kundër të drejtës ndërkombëtare”, tha Erdoğan pas namazit të Fitër Bajramit në Stamboll.

OPINIONE