Erdogan merr urimet e para për fitoren

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e uroi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për suksesin e tij në zgjedhje.

Sipas deklaratës së Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev e mori në telefon Presidentin Erdoan dhe e përgëzoi për “suksesin e tij të madh në zgjedhje”.

Në këtë bisedë telefonike, Alijev tha se nën udhëheqjen e Erdoanit Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën ekonomike dhe e fuqizuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, dhe i uroi suksese të mëtejshme homologut të tij turk.

Edhe Erdoan falënderoi Alijevin për vëmendjen dhe urimet e tij.

Presidentin Erdoan e uruan për fitoren edhe Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas, Kreu i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne