Erdogan: Ne e njohim mirë forcën që zotërojmë

Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli citon Presidentin Recep Tayyip Erdogan të ketë thënë në një fjalim të mbajtur ë qytetin e Konya-s se vendi i tij është i vetëdijshëm për fuqinë, mundësitë dhe aftësitë e tij.

Duke rikujtuar se në aeroportin e Serbisë gjatë orëve të natës ishte pritur në mënyrë shumë më ndryshe nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kabineti qeveritar dhe se është përcjellë në të njëjtën mënyrë përsëri në orët e natës, Erdogan gjatë fjalimit të tij në qendrën Mevlana të qytetit Konya në Turqi tha se:

“Së bashku vizituam Novi Pazarin. Është e paharrueshme ajo pritje, entuziazmi, emocioni dhe interesimi. Pse? Sepse aty kishte regjistra të historisë. Nuk është e mundur që të anashkalohet ky regjistër historik”.

Presidenti Erdogan thotë se ‘disa janë duke u çmendur’ që populli turk është i vetëdijshëm për fuqinë e vërtetë të tij. “Turqia tani është një shtet i cili është në dijeni për mundësitë e veta. Populli turk, së bashku me miliona vëllezërit e tij janë të vendosur për të marrë vendin e merituar në botën e rithemeluar”, tha ai.

“Ata të cilët janë të shqetësuar nga rilindja dhe ngritja e Turqisë dhe janë dorë për dore me organizatat terroriste po përpiqen të ndërpresin rrugën tonë dhe të na fusin në këmishën e ngushtë të qepur nga vetë ata. Por, ne, jemi një popull që kundërshtojmë ngushtësinë dhe kufijtë e vizatuar për zemrën tonë”, tha presidenti turk.

“Duhet t’i pyesim ata të cilët parashtrojnë pyetje ‘Çfarë kërkoni në Irak, Siri, Somali, Afrikë, Ballkan, Kaukaz’, po ju çfarë kërkoni në këto vende? Ne jemi këtu sepse kemi lidhje shumë të forta historike dhe njerëzore me të gjitha këto rajone. Është detyra jonë që të fshijmë lotët e secilit fëmijë dhe të përkëdhelim çdo fëmijë që qan në këto rajone”, porositi Erdogan.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne