Erdogan në lidhje me vizitën në SHBA: Çështja e FETO-s do të jetë në krye të axhendës sonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se çështja e organizatës terroriste gyleniste (FETO) është në krye të temave që do të shqyrtohen gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Erdoan zhvilloi një konferencë shtypi nga aeroporti “Esenboga” i Ankarasë përpara se të nisej për në Uashington.

Në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s, Erdogan tha: “Deri më sot kemi hedhur shumë hapa për ekstradimin në vendin tonë të kryeterroristit në Pensilvani. Ne jemi të vendosur ti biem çështjes mbrapa deri sa të gjithë puçistët të dalin përpara drejtësisë”.

“Pavarësisht mjegullës në marrëdhëniet tona, me Presidentin amerikan, Donald Trump kemi të njëjtin mendim për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Ai tha se do të shprehen me dokumente se Ferhat Abdi Shahin është pjesëtar i organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe bëri të ditur se bisedimi me një terrorist të tillë nga ana e Shteteve të bashkuara të Amerikës është e gabuar.

“Lufta kundër terrorizmit përbën çështjen tonë parësore. Ne duam të fillojmë një periudhë të re që i intereson sigurisë të të dyja vendeve”, deklaroi Erdoan.

Ai tërhoqi vëmendjen se Rusia dhe Amerika nuk i pastruan organizatat terroriste (në Siri) dhe shtoi: “Këtë do ta diskutojmë me Trump, dhe në bisedën telefonike me Kreun e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin kur të kthehem nga Uashingtoni”.

Erdoani reagoi edhe ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe tha: “Mos tentoni të sfidoni Turqinë me zhvillimet në Qipro. Ne nuk i përfillim kërcënimet dhe vazhdojmë rrugën tonë”.

Kurse në lidhje me qëndrimin e vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk duan të marrin nënshtetasit e tyre, pjesëtarë të DAESH-it, të kapur gjatë luftës kundër terrorit në veri të Sirisë, tha: “Rishikoni qëndrimin tuaj ndaj Turqisë, që ka në burg kaq pjesëtarë të DAESH-it, që mban nën kontroll në anën e Sirisë”.

Në lidhje me ekstradimin e tyre Presidenti Erdoan deklaroi: “Ne do të vazhdojmë ti dërgojmë ata (terroristët e DAESH-it). I morën apo nuk i morën, ne nuk na intereson”.

Erdoan tha se punimet e sinqerta që kanë zbatuar me Amerikën dhe Rusinë deri më tan,i në lidhje me zonën e sigurt në Siri, do ti vazhdojnë edhe këtej e tutje me vendosmëri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne