Islamofobi Alon Ben-Meir kundër ndërtimit të xhamive në Kosovë

Islamofobi Alon Ben-Meir është shprehur edhe një kundër ndërtimit të xhamive në Kosovë duke vazhduar me qasjen e tij kundër fesë Islame dhe muslimanëve shqiptarë. Ai e konsideton të lartë numrin e xhamive ku thotë se një vend si Kosova me më pak se 2 milion njerëz, nuk ka nevojë për 1.000 xhami.

Ai nëpërmjet një statusi në facebook nuk harron të sulmojë edhe vendet të cilat i kanë ndërtuar këto xhami në Kosovë duke ju kërkuar atyre të investojnë në shkolla dhe ekonomi. Ajo që ky status të lë të kuptosh është qëndrimi i tij kundër fesë islame, muslimanëve shqiptarë dhe vendeve me shumicë muslimane pasi ai asnjëherë nuk ka shkruar për investimet që ato kanë bërë pikërisht në shkolla dhe ekonomi, veçanërisht turqia.

Statusi i Alon Ben-Meir në facebook:

“Me më pak se 2 milion njerëz, Kosova tashmë ka 1.000 xhami, dhe organizatat turke e arabe vazhdojnë akoma me ndërtimin e xhamive në vend që të ndërtojnë shkolla ose të investojnë në ekonomi.” /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne