Erdogan: Nuk do ta humbim luftën ekonomike

Në lidhje me dallgëzimet e lirës turke të ditëve të fundit, Presidenti Erdogan tha se “Nuk do ta humbim luftën ekonomike”.

Presidenti Erdogan gjatë vizitës në qytetin Bayburt bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me kursin e këmbimit valutor.

Duke i përsëritur deklaratat e tij se “ndodhemi në luftë ekonomike”, Erdogan tha se nuk do ta humbasin këtë luftë.

Edhe gjatë vizitës së djeshme në qytetin Rize, kreu i shtetit turk ka thënë se “Aktualisht po ndërmerren fushata të ndryshme. Ju mos u shqetësoni për ato dhe mos harroni një gjë, në qoftë se ata kanë dollarë, ne kemi popullin, kemi Allahun. Ne punojmë shumë, shikoni se çfarë ishim para 16 vitesh e çfarë jemi sot. Në dhashtë Zoti kërkojë prej jush durim. Do të punojmë shumë. Me lejen e Perëndisë në vitin 2023 (100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë) do të hyjmë ndryshe. Besimi im në këtë drejtim është i plotë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne