TAP vazhdon të ndërtohet me ritme të shpejta në Shqipëri

Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili pritet ti japë një hov ekonomisë shqiptare si dhe tregut të gazit jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën, po vijon të ndërtohet me ritme të shpejta.

Gazsjellësi “TAP”, i cili vjen nga Azerbajxhani përmes Turqisë, Greqisë në drejtim të Shqipërisë, për të vijuar në rrugë detare drejt Italisë, është tashmë duke u delineuar në territorin shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, i cili thekson se “198 km nga tubacioni i “TAP” në Shqipëri tashmë është salduar dhe 181 km nga tubacioni janë futur nën tokë. Në 134 km të gjurmës së “TAP”, toka është kthyer në gjendjen e mëparshme”, duke treguar disa pamje nga punimet e “TAP” në qafën e Matrës. 

Nga ana tjetër, Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që synon të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Evropë, është një prej projekteve që po ndikon në rritjen ekonomike të Shqipërisë, shkruan e përditshmja azerbajxhanase “AzerNews”.

“Standard & Poor’s” njoftoi në raportin e tij se pret një rritje të PBB-së së Shqipërisë me rreth 4% në tre vitet e ardhshme, kryesisht për shkak të investimeve dhe rritjes së eksportit të shërbimeve.

Shumë projekte me investime në shkallë të gjerë janë duke sjell aktualisht rritje dhe me shumë mundësi do të përfundojnë fazën e ndërtimit në vitin 2019, përfshirë edhe Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), i cili do të lidhë Shqipërinë me Italinë dhe Detin Kaspik, si dhe ndërtimi i një hidrocentrali”, thuhet në raport.

Standard & Poor’s” parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet mesatarisht me 3,8% mes viteve 2018-2021.

Projekti TAP, me vlerë 4,5 miliardë euro, është një prej projekteve energjetike prioritare për Bashkimin Evropian dhe ka tërhequr një investim prej 1,5 miliardë eurosh nga Banka Evropiane për Investim, që miratoi këtë hua në fillim të shkurtit 2018.

I lidhur me Gazsjellësin Trans-Anadollian të Gazit Natyror (TANAP), në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë në veri të Greqisë, Shqipëri dhe detin Adriatik para se të dalë në jug të Italisë ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne