Erdogan për France 24: Nuk e tërheqim bazën nëse një gjë të tillë nuk e kërkon Katari

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas një pyetjeje në lidhje me çështjen e mundësisë për heqjen apo jo të bazës në Katar nga Turqia, tha se, “Ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë që Katari nuk e dëshiron një gjë të tillë”.

Erdoğan në një intervistë për kanalin televiziv France 24, ndaj pyetjes “atëherë me lejen tuaj të cekim çështjet rajonale… kur bëhet fjalë për krizën me Katarin ju përballë Arabisë Saudite u pozicionuat në krah të Katarit. Sigurisht që brenda kësaj pune ndodheshin edhe Emiratet e bashkuara Arabe dhe Bahreini. Ndërsa, Egjipti ka përgatitur një listë kërkesë me 13 pika. Sipas jush, a është ende e mundur një zgjidhje apo ndoshta kjo do të rrisë edhe më shumë tensionin, a mund të shkojë kjo deri në një konflikt ushtarak?”, është përgjigjur: “Fillimisht si një gazetar, si një anëtar i shtypit, unë ju bëj thirrje edhe juve në një mendim. Ne nuk dëshirojmë që ky rajon të jetë rajon i një krize të dytë. Në një kohë kur në Siri dhe Irak ka një krizë serioze ne tani nuk dëshirojmë ardhjen e një krize të tillë në Gji”.

Duke vënë theksin se aktualisht Arabia Saudite është vendi më i fuqishëm i gjirit, presidenti Erdoğan tha se, “Dhe në të gjithë deklaratat e mia, pra ajo që ne kemi kërkuar nga mbreti i Arabisë Saudite ka qenë që ai si më i madhi në rajon nga pikëpamja ekonomike, por edhe për nga mosha, të mos lejojë daljen e një krize, ne këtë e kemi kërkuar gjithmonë. Ndërsa, sa i përket sanksioneve me 13 pika kjo është një sanksion që përjashton një shtet nga të qenurit një shtet. Katari është një shtet”.

“Nuk tërheqim bazën nëse një gjë të tillë nuk kërkon Katari”

Erdoğan tha se kërkesat ndaj Katarit janë mosnjohje e shtetit dhe kërkesë për të hequr dorë nga të gjitha funksionet e shtetit, dhe si të tilla janë të papranueshme.

“Ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë. Dihet se Turqia ka firmosur marrëveshje me Katarin në fushën e mbrojtjes në vitin 2014, e cila parasheh themelimin e një baze ushtarake në Katar, për të cilën ne i jemi përgjigjur pozitivisht Katarit. Po atë vit, kërkesën e njëjtë unë ia bëra edhe Arabisë Saudite, duke u thënë se edhe aty mund të themelonim bazë po të dëshironin. Atëherë ata më patën thënë se do ta shqyrtojnë këtë çështje. Natyrisht, në ndërkohë ne i vazhduam punimet lidhur me bazën në Katar dhe punimet aktuale të bazës janë punime që kanë nisur në vitin 2014. E tani thonë që të hiqet baza e Turqisë atje”, theksoi Erdoğan.

Ndërkaq, i pyetur nëse është i gatshëm të tërheqin bazën turke nga Katari në shenjë gjesti, Erdoğan theksoi se, “Ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë që Katari nuk e dëshiron një gjë të tillë”.

“Jemi besnikë ndaj marrëveshjes sonë me Katarin”

Lidhur me atë nëse Katari u ka thënë se ekziston një mundësi e tillë, presidenti Erdoğan tha: “Pse nuk duan një gjë të tillë për CENTCOM-in? Aty kanë bazë edhe SHBA-të, edhe Franca. Pse nuk kërkojnë një gjë të tillë për ta, por vetëm për Turqinë. Ne jemi dhe do t’i ngelemi deri në fund besnikë marrëveshjes sonë me Katarin”.

Ndërkaq, Erdoğan është pyetur nëse Turqia do të tërhiqte bazën po të vinte një kërkesë e tillë nga Katari për hirë të zgjidhjes së krizës. Ai ka theksuar se, “Nëse vjen një kërkesë e tillë nga Katari, atëherë ne natyrisht nuk mund të jemi në një vend ku nuk dëshirohemi”.

Në pyetjen “Pas takimeve me liderët rajonal dhe botërorë, a keni përshtypjen se mund të ketë zgjidhje në një kohë të shkurtër”, Erdoğan u përgjigj se:

“Tashmë as Perëndimi nuk po e mbështet këtë qëndrim në shtetet e Gjirit, edhe ne nuk e mbështesim, sepse këto praktika janë të gabuara, nuk mund të ketë praktika të tilla, pra ushqimi, barërat, veshmbathjet etj, të gjitha këto sanksione nuk janë gjëra të mundshme. Dhe pranimi i Katarit si një shtet terrorist kurrë nuk mund të jetë e mundur. Sepse unë gjatë 15 viteve, gjatë periudhës kur unë isha kryeministër dhe jam president, gjithmonë e kam njohur Katarin si një shtet i cili lufton kundër terrorizmit. Askush të mos tentojë të na bindë për disa gjëra që janë të pavërteta dhe të gabuara. Në marrëdhëniet me Katarin si me Emirin baba, pra me zotin Hamad, si me zotin Tamim, ne gjithmonë kemi luftuar bashkërisht kundër terrorizmit, asnjëherë nuk e kemi mbështetur terrorizmin. Për shembull në këtë aspekt, edhe Franca e njeh Katarin në të njëjtën mënyrë, pra edhe Franca nuk pranon që Katari ka mbështetur terrorizmin, sepse marrëdhëniet mes Francës dhe Katarit janë mjaft të mira. E dini se ne kemi zhvilluar një telekonferencë, një takim tre palësh, zotëri Macron, Tamimi dhe unë. Në këtë bisedë i diskutuam këto çështje në hollësi, i biseduam dhe jemi pajtuar në këto”.

Ndërsa në pyetjen “por a jeni optimist se mund të ketë një zgjidhje në një kohë të shkurtër?”, presidenti turk tha se, “Unë nuk jam i pashpresë”.

“Gjermania nuk duhet t’i lejojë protestat që janë mbetje fashiste dhe naziste”

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me protestën kundër tij në Gjermani tha se, “Ashtu sikur ne që nuk e tolerojmë terrorizmin, edhe autoritetet gjermane nuk duhet t’i lejojnë këto protesta të cilat janë mbetje fashiste dhe naziste”.

Erdoğan, në një intervistë për kanalin televiziv France 24, ndaj pyetjes, “I nderuar president për disa ditë do të merrni pjesë në Samitin G-20, i cili do të zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë… sigurisht që ka patur disa fjalime, diskutime në lidhje me vajtjen tuaj atje ku dhe të gjithë i kemi dëgjuar deklaratat e autoriteteve gjermane. Ata janë shprehur se nuk dëshirojnë që ju t’i drejtoheni me një fjalim turqve që jetojnë në Gjermani, janë shprehur se nuk duan disa prej truprojave tuaj. A mos ka ngjallur tek ju një përshtypje se Gjermania do t’ju presë me të vërtetë?” presidenti Erdoğan është shprehur se mënyrën e kësaj qasje në politikën ndërkombëtare e gjen shumë keqardhëse, kryesisht në pikën e lirive dhe demokracisë, që është në zhvillim dhe përparim.

“Në të vërtetë pengesa e një presidenti të zgjedhur nga populli i tij me 52 përqind të votave të Republikës së Turqisë, që të mos takohet me bashkatdhetarët e tij në Gjermani, pengesa e bashkëbisedimit të tij me ata dhe gjithashtu mos njohja e kësaj mundësie është shumë e rëndësishme për të treguar se sa liberale është Gjermania” është shprehur ndër të tjera presidenti Erdoğan.

Duke theksuar se për ata nuk ishte e mjaftuar kjo, Erdoğan në vijim ka deklaruar se: “Sidomos një baner i hapur në Gjermani përballë objektit të kryeministrisë… pas këtij baneri qëndron një automjet ku thuhet se ‘Nëse dëshironi të fitoni këtë automjet vritni këta diktatorë. Kush janë ata diktatorë? Erdoğan, Putin dhe mbreti i Arabisë Saudite Selman’. Teksa këto prezantoheshin, edhe policia gjermane ishte e pranishme aty. Një gjë e tillë, nxitje krimi, nxitje e dhunës kryhet përpara syve të policisë gjermane dhe fatkeqësisht autoritetet gjermane nuk nxjerrin zë”.

I pyetur nëse ka menduar të heq dorë nga vendimi për të qenë i pranishëm në samitin e G-20-tës për shkak të këtyre sulmeve, Erdoğan tha: “Edhe krahas këtyre, natyrisht, do të jem i pranishëm në samitin e G-20-tës. Kjo është çështje më vete të cilën gjithsesi do ta ngre edhe gjatë G-20-tës, sepse për këtë gjë edhe ekziston ajo. G-20-ta është subjekt që përfaqëson 80 për qind të ekonomisë botërore. Ndodhitë me fushatat e tilla në Gjermani para G-20-tës, posaçërisht kur në rendin e saj të ditës janë lufta kundër terrorizmit dhe çështja e refugjatëve, është me të vërtetë për të menduar dhe për t’u pikëlluar”.

Ai theksoi se në Gjermani jetojnë tre milionë turq, prej të cilëve 1,5 milion kanë shtetësi të dyfishtë, arsye kjo për të cilën Erdoğan tha se autoritetet gjermane duhet të jenë më të kujdesshëm.

I pyetur nëse pendohet që ka deklaruar se Gjermania dhe Holanda kanë shfaqur sjellje naziste dhe nëse mendon se ka ekzagjeruar duke deklaruar një gjë të tillë, presidenti turk tha se nuk ndihet aspak i penduar.

“Nuk jam aspak i penduar, sepse sjellja e tillë është sjellje që i përket nazizmit dhe paraqitje fashiste. Si mund ta përshkruajnë këtë sjellje jashtë fashizmit? Kjo është sjellje që ndodh vetëm në subjektet fashiste. Megjithatë, autoritetet gjermane nuk duhet t’i japin mundësi një subjekti dhe praktike të tillë fashiste. Njëlloj siç nuk i japim mundësi terrorizmit, në të njëjtën mënyrë edhe autoritetet gjermane nuk duhet t’i japin mundësi akteve të tilla të mbetjeve fashiste dhe naziste. Nëse gjëra të tillë do të ndodhnin në shtetin tim, edhe unë nuk duhet t’u jap mundësi atyre”, tha Erdoğan.

Ndërkaq, Erdoğan tha se me këtë shprehje nuk e cilëson qeverinë gjermane, por vetën praktikat e tilla.

“Unë nuk e cilësoj si fashiste qeverinë gjermane, por i kritikoj ata që bëjnë praktika të tilla. Pra, e ngre zërin për këto gjëra. Ata që janë kundë këtyre, duhet t’i pengojnë ata”, u shpreh Erdoğan.

“Së pari Gjermania ta shqyrtojë në detaje këtë gjë”

I pyetur lidhur me faktin që në Perëndim cilësohen si shtypje dhe “gjueti shtrigash” largimet nga detyra dhe hetimet pas tentativës për grusht shteti në Turqi vitin e kaluar, dhe se ekziston mendimi që “Turqia dalëngadalë po largohet nga Evropa dhe demokracia”, Erdoğan tha se Evropa duhet të ketë kujdes ndaj vlerësimeve të saj.

Duke rikujtuar se me bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore rreth 500 mijë persona të cilët punonin në institucionet publike mbetën pa punë, Erdoğan tha se: “Së pari Gjermania ta shqyrtojë në detaje këtë gjë. Ngjajshëm me këtë, për shembull gjendja e jashtëzakonshme, e dini se 10-15 veta në Francë realizuan një akt të tillë dhe Franca shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa te ne u bë një tentativë për grusht shteti. Në këtë tentativë askush nuk po e sjell në rend dite vrasjen e 250 qytetarëve tanë, e as plagosjen e 2.193 qytetarëve të mi. Kaq shumë vende u dogjëm, u shkatërruan, u bombarduan, me aeroplanët F16 të vetë shtetit, me helikopterët, tanket, me top a u vranë të gjitha vendet dhe askush nuk e solli këtë tentativeë për grusht shteti në rend dite. Në të kundërtën, Perëndimi e zgjodhi grusht shtetin kundër demokracisë. Edhe ne në të kundërtën ata që bënë tentativë për grusht shteti…”.

Ndërkaq për pyetjen “sipas jush a do të donin ata në të vërtetë që grusht shteti të realizohet me sukses, a e dëshiruan këtë?”, presidenti turk Erdoğan tha se:

“Tashi çka do të thotë të mbetesh i heshtur? Disa duan që kjo të ndodhë me popullin tim, populli im e ka parë kështu. Për shembull edhe ata që e dënuan, më së hershmi zgjati 1 javë. Ne do të donim që ata ta dënojnë po atë natë. Sepse gjithçka që ndodhi ndodhi brenda atyre 24 orëve. Nëse brenda 24 orëve duke filluar nga vetë unë, populli im po të mos dilnin nëpër rrugë, gjithçka do të përfundonte brenda 24 orëve. Kjo ngjarje është parandalimi dhe bllokimi i tentativeës për grusht shteti nga populli. Kjo është një rezistencë shumë e lavdishme”.

“Perëndimi gjen pretekst”

Ndërkaq, në pyetjen se “çfarë duhet të thuhet për presionet që u bënë më pas, sepse ka një perceptim të tillë, kinse tentative për grusht shteti u përdor si një justifikim. Në perëndim ka një kritikë se ajo është shndërruar në mjet për presion ndaj zërave të pavarur dhe opozitës”, presidenti turk Erdogan tha se:

“Shikoni, së pari këtë duhet ta dimë mirë. Perëndimi gjen pretekst. Perëndimi të mos gjejë pretekst, perëndimi së pari të bëhet i sinqertë. Kur një tentativë e tillë ndodhet te ata thonë se ne kemi gjykimin, por perëndimi i cili i fshehë terroristët e tillë ne shtetet e tyre, i le të shetiten në shtetet e tyre dhe iu jep ose mundëson dhënien e çdo lloj mbështetjeje, të mos gjejë pretekst. Për shembull, unë Gjermanisë ia dhashë 4.500 dosje dhe nuk ka asnjë rezultatet nga ato 4.500 dosje. Dhe tani Gjermania, ku një pjesë e autoriteteve gjermane janë duke bërë shpjegime shumë interesante në lidhje me këta terroristë, këtu konfirmojnë që ne jemi të drejtë. Këto do të jenë tema që unë do t’i sjelli në rend të ditës në çdo moment, në çdo mundësi sepse këto duhet t’i dijë e gjithë bota. Pranojnë ose jo, por ne do t’ia tregojmë të vërtetën në çdo mundësi për ata që i vlerësojnë ngjarjet me objektivitetet. Edhe Samiti G20 do të jetë njëri prej tyre”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne