Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu moldav

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, u prit në pallatin presidencial në kryeqytetin moldav Kishinau nga president Dodon dhe bashkëshortja e tij Galina Dodon.

Gjatë vizitës së tij në Moldavi, presidenti turk shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Arsimit, Ziya Selçuk, ministri i Komunikimit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan, si dhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoğlu.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Erdoğan do të takohet edhe me kryeministrin Pavel Filip dhe pritet të takojë edhe presidenten e njësisë territoriale autonome Gagauzia (Gagauz-Gokoguz Yeri) Irina Vlah.

Lidhjet politike, ekonomike dhe të sigurisë do të diskutohen në takime, së bashku me çështjet reciproke rajonale dhe ndërkombëtare dhe terrorizmin.

Erdoğan gjithashtu do të marrë pjesë në një forum biznesi dhe pritet të inaugurojë një nga institucionet parashkollore të mbështetura nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne