Shpërthim në një shkollë në Krime, 10 persona humbin jetën

Shpërthimi që ndodhi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, është raportuar të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes i punuar me dorë.

Komiteti Kombëtar i Anti-Terrorizmit të Rusisë në një deklaratë ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit në një kolegj në Krime sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 persona dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur nga një mjet shpërthyes i punuar me dorë thuhet se ka nisur operacioni për kapjen e përgjegjësve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, në një deklaratë ka njoftuar se shpërthimi po vlerësohet si mundësi e një sulmi terrorist.

Në deklaratat e para të bëra pas ngjarjes ishte njoftuar se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e presionit në sistemin e gazit natyror.

Ndërsa në anën tjetër, sipas dëshmitarëve, është njoftuar se para shpërthimit në rajon ishin dëgjuar shumë të shtëna armësh.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne