“Mos vallë duhet t’u themi këtyre «merreni vendin tonë, universitetin tonë të çmuar dhe bëni trazira si t’ju dojë qejfi»? Çfarë thonë Amerika dhe BE-ja? «Ne dënojmë ngjarjet në Bosfor.» Por edhe unë i them Amerikës që a nuk ju vjen aspak turp në emër të demokracisë për ngjarjet në Amerikës përpara zgjedhjeve? Sa kërcënime i drejtuan të gjithë njëri-tjetrit në ngjarjet e atjeshme! Ju arritët kulmin në racizëm. A s’ju kujtohet se si policët i shtrinë në tokë dhe i vranë qytetarët tuaj me ngjyrë? E si do të justifikoheni për këto përpara botës? Na e shpjegoni pak këtë”, deklaroi kreu i shtetit turk për gazetarët që e pyesnin lidhur me rendin e ditës, në dalje të namazit të xhumasë në Stamboll.
“(Presidenti francez, Emmanuel) Macron thërret nga ana tjetër. Ore Macron, ti kujdesu fillimisht për këta jelekëverdhët. Tani të gjithë jelekëverdhët, qytetarët e tu i ke rrugëve. Ju nuk po e zgjidhni dot këtë, ti zgjidh këtë çështje së pari. Në vendin tim tani nuk ekziston një problem i tillë. Tani këta synojnë të prishin edhe qetësinë tonë”, shtoi Presidenti Erdogan.