Erdoğan: Shkaktar i problemit të vizave janë SHBA-të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me pezullimin e vizave mes Turqisë dhe SHBA-ve, është shprehur se këtë problem nuk e ka nisur Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shkaktari i këtij problemi janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu një çështje tjetër që unë e konsideroj të çuditshme është se drejtuesit e nivelit të lartë, kryesisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kanë kryer ndonjë bisedë me ministrin tonë. Të vendos në mendime që një ambasador në Ankara ngrihet e merr një vendim të tillë dhe më pas shprehet se ‘unë këtë e bëra në emër të shtetit tim‘”, tha presidenti i Turqisë, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, ku ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndër të tjera në fjalën e tij Erdoğan ka theksuar: “Si janë infiltruar këto agjentë në kryekonsullatën amerikane? Nëse këto agjentë nuk janë infiltruar në kryekonsullatën amerikane, atëherë kush i ka futur këto aty? Këto janë çështje mbi të cilat duhet të qëndrohet. Asnjë shtet nuk lejon agjentë të tillë të cilët mund ta kërcënojnë atë nga brenda.”

Ndërsa në lidhje me ambasadorin amerikan në Ankara, John Bass, presidenti Erdoğan ka theksuar se “Ambasadori aktualisht po kryen vizitat e lamtumirës dhe ministrat tanë, kryetari i parlamentit dhe unë personalisht nuk kemi pranuar dhe nuk do ti pranojmë vizitat e lamtumirës. Ta shpreh shumë qartë, sepse ne atë nuk e vërejmë si një përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi.”

“Nëse ambasadori vendimin për vizat e SHBA-ve e ka marrë sipas mendjes së tij, atëherë zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane këtë ambasador nuk duhet ta mbajnë as edhe një minutë atje. Ata duhet shprehen ndaj tij ‘si i prish ti marrëdhëniet Turqi-Amerikë, cili të ka dhënë ty një autoritet të tillë‘?. Nëse ambasadori im do të kryente një gjë të tillë atje unë nuk do ta mbaja as edhe një orë atë atje”. theksoi presidenti i Turqisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne