Erdogan: Sulmet ndaj Turqisë në fushën ekonomike dhe me terrorizëm nuk kanë qenë të rastësishme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se asnjë nga sulmet që synojnë Turqinë, veçanërisht ato në fushën ekonomike dhe me terrorizëm, në vitet e fundit nuk ishin të rastësishme.

Erdogan priti Koksal Kus, udhëheqësin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID) dhe delegacionin e tij në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe.

Presidenti Erdogan deklaroi se njerëzimi gjatë vitit të fundit ka luftuar kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia ka menaxhuar me sukses procesin e epidemisë, i cili ka kapur shumë vende të botës, duke përfshirë vendet e zhvilluara. Asnjë nga situatat ku njerëzit vdiqën nga apatia, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të gjenin as maska, imazhet që thyen zemrat e të gjithë neve nga shtëpitë e kujdesit për të moshuarit nuk u reflektuan në vendin tonë. Ata nuk gjetën as një varr për të varrosur dhe ranë në një pikë si kjo. Këto janë vendet që janë më të përparuarat nga aspekti i kapitalit në botë”.

“Ne nuk i lamë vetëm qytetarët tanë që jetojnë brenda kufijve tanë, por edhe ata jashtë vendit,” tha Erdogan, ndërsa shtoi: “”Duke kryer operacionin më të madh të evakuimit në historinë e vendit tonë, ne kemi sjellë në vend më shumë se 100 mijë qytetarë nga 141 vende të ndryshme të botës së bashku me familjen e tyre”.

Ai theksoi se Turqia ka treguar edhe një herë se është një shtet i madh me historinë e saj, akumulimin e civilizimit, vlerat njerëzore dhe daljes për zot ndaj qytetarëve të saj.

Duke vënë në dukje se asnjë nga sulmet që synojnë Turqinë, veçanërisht ato në fushën ekonomike dhe terrorizëm, në vitet e fundit nuk ishin të rastësishme, kreu i shtetit turk tha: “Ata që nuk mund ta rrëzojnë dorën e Turqisë në Libi, Siri, Egje, Mesdhe Lindor, së fundmi në Karabakun Malor po përpiqen ta trondisin me pretendime dhe akuza të pabaza me metoda asimetrike. Kjo është një nga arsyet e armiqësisë turke dhe myslimane që është bërë gjithnjë e më e suksesshme me pandeminë e koronavirusit në Evropë. Pothuajse çdo ditë dëgjojmë për një qytetarë tonë që sulmohet dhe të drejtat e të cilit uzurpohen vetëm sepse ai është turk dhe mysliman. Nga terrorizmi neo-nazist së bashku me myslimanët ndikohen gjithashtu negativisht edhe segmente të tjerë të identitetti etnik, pamja dhe përkatësia fetare e të cilëve janë të ndryshme. Në veçanti, veprimet ndaj xhamive, bizneseve, shoqatave, shkollave, të gjitha këto kanë arritur dimensione të paimagjinueshme”.

“Djegia e Kuranit në Suedi, grisja e Kuranit në Norvegji, inkurajimi i karikaturave në emër të lirisë së shtypit janë vetëm disa nga sulmet ndaj vlerave tona të shenjta”, deklaroi Erdogan.

“Sidoqoftë, bota perëndimore është kokëfortë për të mos marrë masa para këtij kërcënimi, i cili po rritet dita-ditës si një dredhkë helmuese. Sulmet ndaj vlerave të bekuara të myslimanëve injorohen vazhdimisht, me lirinë e mendimit. Në të njëjtën kohë, myslimanët shtypen me dy mënyra me projekte të tilla si ‘Islami Evropian’, ‘Islami Francez’, ‘Islami Austriak’. Qëllimi i këtyre projekteve, të cilat paraqiten nën mbulesën e luftës kundër ekstremizmit, është të shkëpusin lidhjet e myslimanëve evropianë me atdheun e tyre dhe umetin islamik. Edhe pse këto janë futur në një pamje të ndryshme, ky është një projekt i asimilimit. Është e domosdoshme që të luftojmë së bashku kundër këtij projekti, i cili është bërë gjithnjë e më i zakonshëm, që zbatohet me një politikë delikate. Ne mund ta bëjmë këtë jo duke u izoluar nga proceset, por duke mbrojtur fuqimisht tezën tonë para bashkëbiseduesve tanë”, përfundoi Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne