Makina përplas këmbësorin në Elbasan, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident është shënuar, mbrëmjen e sotme, në aksin Elbasan-Metalurgji. Një makinë tip “Benz” ka aksidentuar një këmbësor duke e lënë të plagosur.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne