Erdogan takohet me presidentin palestinez dhe liderin e Hamasit

Ankara

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton Anadolu.

Takimi trepalësh i presidentit Erdoğan me presidentin palestinez, Abbas dhe kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Haniyeh, të cilët erdhën për vizitë zyrtare në Türkiye, u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe ka qenë i mbyllur për mediat.

Të martën, Abbas ra dakord me Haniyeh, i cili aktualisht banon ne Katarit dhe Turqi, për të mbajtur një takim të gjerë fraksionesh në kryeqytetin egjiptian, Kajro, në fund të korrikut, për të diskutuar konfliktin me Izraelin dhe mënyrat për t’i dhënë fund ndarjeve të brendshme.

Në një deklaratë të lëshuar nga Hamasi të mërkurën, grupi tha se udhëheqësit e tij riafirmuan në takimin e së martës me Abbasin se “rezistenca ishte mënyra më efikase për t’u përballur me pushtimin (izraelit).

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitonte gjithashtu Turqinë këtë javë, por vizita e tij u shty më vonë, pasi ai u operua fundjavën e kaluar dhe pasi Izraeli është tronditur nga protestat për reformën e diskutueshme gjyqësore.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim kauzën palestineze në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha Erdogan

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për humbjet në rritje të jetëve, shkatërrimin, zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme dhe dhunën e kolonëve”, tha lideri turk.

“E vetmja rrugë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon është mbrojtja e vizionit të një zgjidhjeje me dy shtete./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne