Erdoğan takon homologun iranian në Taxhikistan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e samitit të pestë të krerëve të shteteve të Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) ka takuar presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan filloi takimet bilaterale pas seancës së samitit që po zhvillohet në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

Presidenti turk në kuadër të samitit u takua me presidentin e Iranit, Ruhani.

Në takim ishin të pranishëm edhe delegacionet e të dyja vendeve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne