Erdogan thumbon Macronin: ‘Franca e ka barrë, shpresoj të lirohen sa më shpejt nga ai’

Presidenti i Turqisë, Erdogan tha të Premten se ai shpresonte që Franca së shpejti do të heqë qafe Presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën që po kalonte kohë të rrezikshme.

Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë, tensionet në Detin Mesdhe dhe botimin e karikaturave rreth Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë, ”u tha Erdogan gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet Franceze. “Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagorni-Karabaku. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar nga Armenët etnikë.

Në anën tjetër, Turqia ka thënë se Franca nuk ka qenë objektive dhe nuk e ka mbajtur statusin e ndërmjetëses sipas Grupit të Minskut për shkak të përkrahjes ndaj Armenisë.

“Nëse francezët i duan ata (armenët) aq shumë, le t’ua japin atyre Marsejën”, tha Erdogani, duke e cituar të njëjtën deklaratë të presidentit azer, Ilham Aliyev.

Syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne