Erdogan: Turizmi në Turqi me hapa të shkëlqyera

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se politika e Turqisë për turizmin po shënon “rezultate të shkëlqyera”.

Tregu turk i turizmit është rikuperuar me shpejtësi pas humbjeve të vitit të kaluar në këtë sektor.

Duke folur në Këshillin 3. të Turizmit në Ankara, Presidenti Erdogan theksoi numrin në rritje të turistëve nga Rusia dhe shtetet e Gjirit.

“Politika jonë në lidhje me turizmin po korrin rezultate të mëdha. Ne kemi lënë prapa kohën më të keqe në turizëm. Dhe tani është koha për ngritjen. Shteti ynë është plotësisht pranë sektorit (të turizmit)”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Ai vuri në pah se rreth 27 milionë turistë zgjodhën Turqinë në vitin 2016, ndërkohë që 26 milionë turistë kanë vizituar vendin vetëm gjatë 9 muajve të parë të 2017-s.

“Numri i turistëve rusë, që kanë vizituar Turqinë deri tani, i është afruar kuotës 3,5 milionë. Ecuria e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është e mirë”, shtoi Erdogan.

Lideri turk bëri thirrje për diversifikimin e tregun turk të turizmit përkundër trendit pozitiv.

“Ne duhet t’i japim përparësi fushave të reja të turizmit duke përfshirë tërheqjen e turistëve nga Kina, India, Malajzia, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e Amerikës Latine”, tha Erdogan duke shtuar se vendi do të jetë në gjendje për të reduktuar ndikimin e zhvillimeve rajonale në sektorin e turizmit nëse Turqia arrin të diversifikojë tregun e saj të turizmit.

“Por nuk duhet të harrojmë se turizmi është një industri shumë e ndjeshme, pasi zhvillimet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare ndikojnë në turizëm”, nënvizoi ai.

Presidenti vuri në pah gjithashtu se Turqia gëzon një arkiv shumë të pasur.

“Ne s’jemi një komb, i cili shikon vëngër ata, që i trokasin në derë. Më shumë se tregjet për të shëtitur dhe objektet autentike për të blerë, ne u kemi ofruar, u ofrojmë dhe do të vazhdojmë t’u ofrojmë turistëve, që vizitojnë vendin tonë, traditat dhe mikpritjen turke”, përfundoi Erdogan.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne