Erdogan: Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për të mundur epideminë e Covid-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia ka fuqi dhe kapacitet për të mundur epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua kryetarëve të degëve të AK Partisë përmes telekonferencës.

Erdogan deklaroi se bashkitë kanë detyra shumë më të rëndësishme gjatë luftës kundër koronavirusit.

Duke vënë në dukje që është e nevojshme të vazhdohet furnizimi dhe shpërndarja e materialeve pastruese dhe mbrojtëse në bashki, Erdogan theksoi se qytetarët që kanë vështirësi financiare, janë të papunë ose kanë të ardhura të pamjaftueshme kurrë nuk duhet të lihen vetëm.

“Përparësia jonë më e madhe është të sigurojmë që qytetarët tanë të plotësojnë nevojat e tyre themelore pa pasur nevojë të shqetësohen për mbijetesë”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk shtoi se Turqia, e cila ndihmon edhe vendet mike dhe vëlla, është në gjendje të mirë në krahasim me shumicën e vendeve, por se kjo nuk shihet sa duhet.

Duke sqaruar se lufta kundër epidemisë së koronavirusit nuk është vetëm çështje e qeverisë dhe e shtetit, por edhe e të gjitha institucioneve dhe organizatave, Erdogan tha se “Turqia ka fuqi dhe kapacitet për të mundur këtë epidemi”.

Presidenti deklaroi se lufta kundër koronavirusit po zhvillohet me vendosmëri, pa ndonjë panik, me hapa racionalë, të ekuilibruar dhe realë.

“Fuqia jonë më e madhe është uniteti ynë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa edhe njëherë u bëri thirrje të gjithëve të solidarizohen, të bashkohen, të jenë vëllezër dhe të gjithë së bashku të jenë Turqi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne