Erdogan: Turqia mund të heqë dorë nga anëtarësimi në BE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Ankaraja mund ta rishikojë pozicionin e saj për inkuadrim në Bashkimin Evropian, nëse lihet të presë kohë të gjatë dhe nëse mbahet raporti aktual armiqësor i disa shteteve të unionit.

Ai në lidhje me vendimin e marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e monitorimit, ka vlerësuar se ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Në lidhje me vendimin e APKE-së për “monitorim politik”, Erdogan ka rikujtuar se ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale dhe ka vënë në dukje se këto votime janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Erdogani i theksoi zgjedhjet presidenciale në Francë, ku liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen kërcënohet me dalje nga BE-ja, dhe se unioni është “para shpërbërjes”. “Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë BE-në gjallë. Keni nevojë për një vend si Turqia, vend ndryshe, personifikim të feve të ndryshme, kjo do ta bënte shumë më të fuqishëm” tha ai. “Por, siç duket, disa vende anëtare të BE-së nuk e njohin këtë fakt. Ata mendojnë se është shumë vështirë që të pranojnë një vend mysliman si Turqia”, deklaroi Erdogan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne