Erdogan: Turqia do ta prishë lojën në jugun e saj

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se disa fuqi po tentojnë të inskenojnë një sërë skenarësh në nivel rajonal e global.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se po bëhen përpjekje për themelimin e një shteti terrorist në jug të Turqisë, kreu i shtetit turk ka theksuar se vendi i tij zotëron forcën e mjaftueshme për ta prishur këtë lojë.

“Ata, që kujtojnë se Turqia është një shtet i porsakrijuar duke parë se po festojmë 94-vjetorin e themelimit të Republikës, nuk arrijnë të shikojnë akumulimin, përvojën dhe fuqinë tonë mijëravjeçare, që na vjen pas. Nëse ata, që kemi për karshi, veprojnë sipas të drejtës dhe ligjit, atëherë do ta prishim me normat ligjore. Por në rast se ata, që kemi për karshi, nuk u përmbahen asnjërës prej këtyre, atëherë këtë lojë do ta prishim me forcë”, është shprehur Presidenti Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne