Bota

Erdogan u kërkon muslimanëve të mbrojnë drejtësinë për Palestinën

Presidenti Rexhep Tayyip Erdoan drejtoi të mërkurën takimin e Stambollit të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (COMCEC).

“Për sa kohë që myslimanët dhe njerëzit mbrojnë drejtësinë dhe lirinë, Palestina do të vazhdojë të ekzistojë”, tha Erdogan në takim.

Erdogan tha se Turqia do të inkurajojë njerëzit e saj për të vizituar Jerusalemin “kështu që pushtuesit nuk do të errësojnë dritat e qytetit të shenjtë”.

Erdogan tha se organizatat ndërkombëtare i kanë zhgënjyer myslimanët mbi Palestinën dhe luftërat civile, edhe pse myslimanët i shtyjnë ato për zgjidhje.

“Nga Siria në Irak, Jemen, Palestinë, kriza dhe gjakderdhja në rajon vijnë nga linjat e nxjerra pas Luftës së Parë Botërore”, tha Erdogan .

“Ne nuk duhet të biem në grackën e atyre që i japin më shumë peshë një pikë nafte sesa një pikë gjaku”, tha Erdogan .

“Nëse miliona njerëz janë të varfër dhe të uritur në Jemen, muslimanët janë përgjegjës për këtë dhe jo të tjerët,” shtoi ai.

Erdogan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për reforma në strukturën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë një “domosdoshmëri”.

Presidenti u bëri thirrje gjithashtu vendeve islamike të miratojnë politika të dobishme për partnerët e tjerë tregtarë islamikë.

“Përdorimi i monedhave kombëtare në tregtinë midis vendeve islamike është e rëndësishme për çlirimin nga prangat imperialiste,” tha ai.

Erdogan tha se rritja e tregtisë në mes të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) e komitetit te bashkëpunimit ekonomik i bën ata të fortë.

Ai u kërkoi vendeve muslimane të përfundojnë procedurat për të bërë sistemin tregtar preferencial një “realitet”./ dailysabah/ Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA