“Në 2019 ShBA-ja mund të deklarojë planin për paqen izraelito-palestineze”

Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB), Danny Danon tha se presin që në fillim të 2019-s Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të deklarojnë planin për paqen izraelito-palestineze.

Danon u tha gazetarëve se ShBA-ja e kishte informuar Izraelin për planin e saj për të deklaruar në fillim të vitit të ardhshëm planin e paqes në Lindjen e Mesme, i shumëpritur për një kohë të gjatë.

“Ne nuk i dimë ende detajet e planit në fjalë, por ajo që dimë është se plani ka përfunduar. Çështja është se kur do ta deklarojnë (amerikanët) atë. Ne na kanë thënë për në fillim të 2019-s. Ne e dimë që plani do të ketë paragrafë që do të na pëlqejnë dhe nuk do të na pëlqejnë, por do të jemi të hapur dhe të gatshëm për të negociuar e folur për gjithçka”,- sqaroi Danny Danon.

Për planin e paqes administrata e Trumpit mund të thotë këtë: “po deshe pranoje, po deshe mos e prano, kjo është alternativa më e mirë për rajonin”, ose mund ti ulë të gjitha palët në tryezë për të negociuar planin, u tha Danon gazetarëve, duke shtuar se nuk ka dijeni për zgjidhjen me dy shtete, se ekziston ky opsionin apo jo në planin amerikan për Lindjen e Mesme.

Mirë do të ishte që plani i paqes të ofrohej në fillim të vitit të ardhshëm, para zgjedhjeve (nëntor 2019),- u shpreh Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në OKB, duke argumentuar se në këtë mënyrë, pra duke e deklaruar planin në mes të fushatës zgjedhore, Trump nuk do të ndërhyjë në debatin politik.

Danon shtoi se ai pret që plani i paqes të ketë edhe dimensione rajonale, të tilla si: inicimi i marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe botës arabe dhe nxitja e investimeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne