Prokurori italian, 30 vjet nën mbrojtje: ju tregoj Ndragheta-n, mafia që mbulon gjithë botën

“Ndrangheta është mafia e vetmja e pranishme në të gjitha kontinentet: në Evropën Perëndimore, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë, dhe tani është zgjeruar në Europën Lindore”, tha Nicola Gratteri, prokurori kalabrez anti-Mafia i cili është nën mbrojtjen e policisë për 30 vjet.

Të martën, ai paraqiti librin e tij “Historia Sekrete e Ndrangheta-s”, të cilën ai e shkroi së bashku me një ekspert tjetër të mafias, Antoni Nicolas.

“Ndrangheta është kudo ku janë paraja dhe pushteti, ndërsa politikisht nuk janë as të majtë e as të djathtë”, thotë Gratteri.

 “Derisa Europa të bindet se Ndrangheta është në strukturat e vendeve të tyre, lufta kundër saj do të jetë e vështirë”,shtoi ai.

Sipas tij, gangsterët kalabrezë janë shumë të kujdesshëm që të mos tërheqin vëmendjen e forcave të rendit dhe ligjit, medias apo publikut.

“Ndrangheta punon në dy linja në Evropë: shitjen e kokainës dhe përdorimin e atyre parave për të blerë gjithçka për shitje”, tha Gratteri.

“Kjo do të thotë kafene, piceri, hotele sot, por nesër ato mund të jenë stacione televizive apo gazeta”, shtoi ai.

Gratteri paralajmëron se lufta kundër terrorizmit ka një avantazh të madh në luftën kundër mafias.

“Mafiozët krijuan fillimisht parajsa taksash, dhe sot ata janë duke kërkuar strehë gjyqësore, ku nuk ka ligje të posaçme kundër korrupsionit”, theksoi prokurori i njohur.

Lufta kundër krimit të organizuar kërkon përdorimin e shërbimeve të inteligjencës që janë të preokupuara me terrorizmin.

“Aktivitetet terroriste, sigurisht, shkaktojnë shqetësim, por edhe mafie. Ne duhet t’i luftojmë të dyja në të njëjtën kohë”,tha Nicola Gratteri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne