Erdogan: Zgjedhjet vendore i fitoi “AK Parti” bashkë me aleaten e saj

Zgjedhjet vendore të 31 marsit përfunduan me një pjekuri demokratike, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në vlerësimin e parë që bëri nga Stambolli.

“Rezultatet tregojnë që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga këto zgjedhje ka dalë përsëri forca e parë politike me një diferencë të madhe, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet (e para) e 3 nëntorit 2002.

Bashkë me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), partnerja e Aleancës Popullore, ne kemi dalë të parët në këtë garë zgjedhore edhe në bazë të aleancave,- theksoi Erdoan dhe shtoi: “Patjetër që ka bashki që i kemi fituar dhe humbur. Ky është vlerësimi i popullit tonë dhe duhet pranuar”.

Vullneti i popullit u pasqyrua edhe një herë në kutinë e votimit me një pjesëmarrje të lartë,- nënvizoi Erdoan dhe uroi që rezultatet zgjedhore të jetë të dobishme për vendin, popullin, qytetet dhe lagjet.

Tani vendi ka hyrë në një periudhë pa zgjedhje deri në vitin 2023,- u shpreh Presidenti Erdoan, ndërsa shtoi se tani e ka radhën përmbushja e reformave ekonomike./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne